2760 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

26 November 2019 Shpërndaje:

SHKK shënon njëzetvjetorin e themelimit


Sot është shënuar 20 vjetori jubilar i themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në të cilin morën pjesë, Kryeministri i Kosovës, z. Ramush Haradinaj, Ministri i Drejtësisë, z Abelard Tahiri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, z. Rashit Qalaj, përfaqësuesja nga ambasada e Amerikës në Kosovë, znj, Jesicca Long, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Republikës së Shqipërisë, z. Agim Ismajli dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Malit të Zi, z. Milan Tomiç.

Ceremonia filloi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të rëna nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, tha se sot, 20 vite pas themelimit, SHKK-ja ka krijuar kushte të banimit për të burgosurit sipas standardeve ndërkombëtare.

Falë mbështetjes nga Qeveria dhe institucionet ndërkombëtare si dhe punës, përkushtimit të gjithë zyrtarëve, sot po thuajse është kompletuat infrastruktura në të gjitha Institucionet Korrektuese”, deklaroi Thaçi.


Duke folur për avancimin e SHKK-së, z. Thaçi falënderoi partneret ndërkombëtar dhe vendor.

“Në aspektin e avancimit profesional të stafit të SHKK-së është mbështetur nga Institucione vendore dhe ndërkombëtare, ku me këtë rast falënderoj Këshillin e Evropës, UNICEF, projektin e binjakëzimit, EULEX-in, e në veçanti Ambasadën Amerikane në Prishtinë që përmes programit ICTAP dhe INL vetëm gjatë vitit 2019 ka mundësuar trajnimin e 120 zyrtarëve në Qendrën ndërkombëtare të Trajnimeve ICMTC - në Colorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës” , tha z. Thaçi.

Gjatë fjalimit të tij, Kryeministri, Ramush Haradinaj, falënderoi pjesëtarët e Shërbimit Korrektues për angazhimin e tyre profesional.

“Shpreh falënderimin në emër të Qeverisë së Kosovës për angazhimin vërtet të mirë e profesional të të gjithë juve në punën e juaj të përditshme, e që është një punë sfiduese por edhe një punë po ashtu e rëndësisë së lartë për vendin tonë, shoqërinë tonë, rendin dhe ligjin”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, ka vlerësuar se kjo agjenci ekzekutive e MD-së, ka qenë ndër shtyllat e para të sigurisë në Kosovën e pas luftës dhe se ky jubilar e gjen Shërbimin Korrektues më të kompletuar se kurrë duke u bërë kështu konkurrent me institucionet homologe të vendeve të rajonit.

“Krahas Policisë, Shërbimi Korrektues ka qenë një ndër shtyllat e para të sigurisë në Kosovën e pas luftës. Një ndër institucionet e para të mendësisë së re demokratike, që ka respekt për të drejtat e njeriut dhe që siguron rendin duke zbatuar standardet e integritetit”, tha Tahiri.

Në fund të ceremonisë, Ministri Tahiri dhe z. Thaçi ndanë mirënjohje dhe dekorata për të gjithë partnerët dhe zyrtarët korrektues, të cilët kanë kontribuar në zhvillimin dhe funksionimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës gjatë këtyre 20 viteve.

Kthehu tek lajmet