2759 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

22 November 2019 Shpërndaje:

Stafi i Shërbimit Korrektues të Kosovës vizitoi Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të Malit të Zi

 

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi, së bashku me stafin e SHKK-së, shoqëruar nga këshilltarja e ICITAP-it, znj. Pamela Wallace, vizituan Drejtorinë e Burgjeve në Malit të Zi, me ç` rast u priten nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Malit të Zi, z. Milan Tomiç. 

Gjatë vizitës, z. Thaçi dhe z.Tomiç, diskutuan rreth praktikave më të mira, me theks të veçantë shkëmbimin e eksperiencës mbi shumë fusha, si trajtimit të burgosurve të dënuar për vepra penale terroriste, koordinimit dhe shërbimit të kontrollit të brendshëm, avancimit të njësive ekonomike, trajnimit të stafit, etj. 

Z. Tomiç, e përgëzoi z. Thaçin dhe stafin e SHKK-së për punën dhe të arriturat e deritanishme, në veçanti për avancimin në arenat ndërkombëtare, si anëtarësimin tij në Shoqatën e Burgjeve të Teksasit dhe të SHKK-së në ICPA. 

Në fund të takimit, z. Thaçi falënderoi z. Tomiç për mikpritjen, njëherit e ftoi për vizitë në Shërbimin Korrektues të Kosovës, me qëllim që në të ardhmen të realizohen vizita të ndërsjella ekspertësh dhe shkëmbimit të përvojave më të mira në mes të dyja palëve. 

 

Kthehu tek lajmet