2758 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

21 November 2019 Shpërndaje:

SHKK me vizitë studimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në Republikën e Shqipërisë

Delegacioni i Shërbimit Korrektues, i udhëhequr nga U.D Drejtori për Siguri, z. Ilir Kelmendi, i shoqëruar nga Këshilltari i ICITAP-it, z. Steven Hewitt dhe zyrtarë të tjerë të SHKK-së, po qëndrojnë në një vizitë studimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në Republikën e Shqipërisë, me ç`rast janë pritur nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Agim Ismajli.

Gjatë vizitës, delegacioni ynë ka zhvilluar një varg vizatsh në institucionet korrektuese, me qëllim të njohjes me praktikat më të mira dhe shkëmbimit të eksperiencës mbi shërbimin e informacionit, koordinimit dhe shërbimit të kontrollit të brendshëm.

 

Kthehu tek lajmet