Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës,merr pjesë në takimin regjional të Drejtorëve të Përgjithshëm të Administrimit të Burgjeve, në kuadër të projektit MATRA

07.11.2018 .Me ftesë të Komitetit Holandez të Helsinkut, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z.Nehat Thaçi, ka marrë pjesë në takimin regjional të Drejtorëve të Përgjithshëm të Administrimit të Burgjeve, në kuadër të projektit MATRA ‘Drejt një mjedisi të sigurtë, nxitës dhe rehabilitues të burgjeve për të miturit në konflikt me ligjin, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni 2017-2021.

Gjatë takimeve u prezantuan metodat shtesë mbështetëse të punës dhe ndryshimet që duhet të konsolidohen dhe të institucionalizohen më tej në sistemin e burgjeve.


Pjesëmarrës në këtë takim regjional ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë, z. Stefan Çipa dhe Drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve të Maqedonisë, z. Jovica Stojanovic, me të cilët patëm rastin të shkëmbejmë përvojat dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.




 

  • gplus
  • pinterest