Njoftim Për Opinionin

08.11.2018. Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin se ka pezulluar nga Puna Zyrtarin Korrektues me inicialet S.V, i cili ishte me vendpunim në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Pezullimi I tij është bërë pas një hetimi që ka rezultuar me tentim futje të kontrabandes në këtë institucion te Sigurise se lartë. Zyrtari në fjalë pas hetimeve është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Shërbimi Korrektues I Kosovës do të jetë gjithmonë transparent dhe do të vazhdoj në luftimin e këtyre dukurive negative.

  • gplus
  • pinterest