Shefja e EULEX-it - Alexandra Papadopoulou, viziton Shërbimin Korrektues të Kosovës

29.11.2018. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës z. Nehat Thaçi, u takua sot me Shefen e EULEX-it, znj Alexandra Papadopoulou si dhe me delegacionin të përbërë nga z. Catalin Bejan, Shef i Njësisë Korrektuese të EULEX si dhe znj.Johanna Valenius Shefe e Shtyllës së Monitorimit.

Takimi u mbajt në frymën e bashkëpunimit, ku Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës z. Nehat Thaçi njoftoi znj. Papadopoulou me punën që është duke u bërë në Shërbimi Korrektues të Kosovës. Z. Thaçi tutje njoftoi znj. Papadopoulou me të arriturat e Shërbimit ku përmendi edhe hapjen e institucioneve të reja si Qendrën e Paraburgimit në Gjilan dhe atë në Prishtinë  Z. Thaçi poashtu foli në lidhje me planet e Shërbimit Korrektues për zhvillimin e Njësisë Ekonomike ku me zhvillimin e kësaj njësie  do të përfitonte shumë buxheti i Shërbimit Korrektues si dhe do të hapeshin vende të reja të punës dhe aftësime profesionale për të burgosurit. Gjatë takimit z. Thaçi njoftoi të pranishmit gjithashtu në lidhje me fushën e sigurisë nëpër institucionet korrektuese e cila tha që është e kënaqshme me gjithë sfidat e paraqitura sidomos në aspektin e paisjeve të sigurisë në mungesë të buxhetit.

Nga ana tjetër znj. Papadopoulu falenderoi z .Thaçin për mikëpritjen dhe bashkëpunimin si dhe e përgëzoi atë për punën që është duke u bërë në Shërbimi Korrektues të Kosovës. Znj. Papadopoulu si dhe z. Catalin Bejan , Shef i Njësisë Korrektuese të EULEX-it shprehen mbështjetjen për z. Thaçin dhe punën në SHKK, duke ofruar bashkëpunim në fushat të cilat janë në dobi të punës në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

  • gplus
  • pinterest