Mbahet testi fizik i kandidatëve të cilët kanë konkuruar për pozitën, Zyrtar Korrektues

02.12.2018. Në sallën 1 Tetori në Prishtinë është duke u mbajtur testi fizik i kandidatëve të cilët kanë konkuruar për pozitën Zyrtar Korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë dhe në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ashtu siç edhe ka njoftuar opinion është duke mbajtur sot testin fizik me kandidatë të cilë kanë aplikuar për pozitën Zyrtar Korrektues. Në total është 259 numri i kadidatëve qe kanë qenë të sukseshëm në testin me shkrim dhe sot i janë nënshtruar testit fizik.  Shërbimi Korrektues i Kosovës do të i informoj me kohë kandidatët e suksesshëm të këtij testi.

  • gplus
  • pinterest