NJOFTIM PËR OPINIONIN

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se sot me datë 04/11/2018 në ora 09,05 minuta nga Qendra Korrektuese në Lipjan janë arratisur 2 të mitur. Të miturit e arratisur ishin në vuajtje të masës edukuese-korrektuese.Të miturit janë arratisur gjatë kohës së shetitjes. Me këtë rast janë suspenduar 2 Zyrtarë Korrektues.

Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës si dhe ndaj dy të miturve është lëshuar letër - rreshtim.

  • gplus
  • pinterest