Vazhdon kontributi shkencor i përfaqësuesve të Shërbimit Korrektues të Kosovës në fushën penitensiare

06.12.2018. Në konferencën shkencore të organizuar nga Agjencioni për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale në Helsinki/Finlandë me datat 28 dhe 29 nëntor 2018 , me Titulli: Konferenca kërkimore mbi kriminologjinë dhe sanksionet penale në Finlandë, pjesëmarrës nga SHKK ka qenë: - Ll.M. Nebi Halili Udhëheqës I Divizionit Ligjor/Shërbimi Korrektues I Kosovës dhe - P.D.(C) Ferid Azemi nga AKSP Vushtrri

Tema që është prezantuar nga përfaqësuesit e Kosovës në këtë konferencë ishte, Hulumtimi i realizuar në burgjet e Finlandës  me titull:

“Ndikimi i mjedisit të burgjeve në ndryshimet sjellëse të të burgosurve: Një studim i të burgosurve në Kosovë dhe Finlandë”.

Ky hulumtim është realizuar për herë të parë nga përfaqësuesit e Kosovës, Ferid Azemi dhe Nebi Halili, në burgjet e tipit të hapur në Finlandë në bazë të  lejes  që është aprovuar nga autoritetet kompetente të Finlandës .

Nr  i lejes: In Finland Study Began in May upon approval of CSA of Research Permit ‘7/332/2018’

  • gplus
  • pinterest