MBAHET KONFERENCA E DYTË  SHKENCORE NDËRKOMBËTARE ME TEMËN “INSTITUCIONET ARSIMORE TË SIGURISË PUBLIKE, FAKTOR KYÇ NË FORCIMIN E RENDIT DHE SIGURISË”

09.11.2018.Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), me datën 07 dhe 8 nëntor 2018, është mbajtur konferenca e dytë shkencore ndërkombëtare me temën “Institucionet Arsimore të Sigurisë Publike, faktor kyç në forcimin e rendit dhe sigurisë”, e cila është organizuar në bashkëpunim me projektin e binjakëzimit qëllimi i së cilës ishte debati rreth forcimit të arsimit në fushën e sigurisë.

Kontributi i veçantë në këtë konferencë ishte edhe i përfaqësuesve nga  Shërbimi korrektues i Kosovës, në fushën  e sigurisë publike nga  përfaqësuesve të  cilët kanë prezantuar me punimet  shkencore:

 Mr.Ll. Nebi Halili, Temën : Faktorët  të cilët  ndikojnë në kriminalitetin  tek të miturit  dhe Siguria Publike  dhe 

 Mr. Sadat Murturi, Tema : Siguria Publike në Kosovë.

  • gplus
  • pinterest