VAZHDOJNË AKTIVITETET EDUKATIVO ARSIMORE PËR TË MITURIT ME MASË INSTITUCIONALE EDUKATIVO-KORREKTUESE

08.11.2018. Për të përmbushur programet edukativo-arsimore Qendra Edukativo-Korrektuese në Lipjan, në mbështetje të Zyrës Qendrore të SHKK-së kanë ndërmarr iniciativen për të bërë disa aktivitete brenda dhe jashtë institucionit.

Me datë 08.11.2018 është realizuar një vizitë në Bibliotekën e qytetit në Lipjan. Në këtë vizitë moren pjesë gjashtë të mitur në shoqërimin e Zyrtarëve të Qendrës Edukativo-Korrektuese në Lipjan. Zyrtarë të Bibliotekes së Lipjanit kanë prezentuar institucionin lidhur me aktivitete dhe të mirat që sjell ky institucion.

Të miturit kanë dëgjuar fjalën “feneri me dritë ndriqon rrugen, kurse biblioteka e pasur ushqen shpirtin e njeriut me dije”,  kjo tek të miturit ka lënë pështypje të madhe. Të miturit kanë bërë pytje lidhur me literatura të ndryshme, si dhe kanë bërë antarësimin dhe kanë marrë libra për lexim.

  • gplus
  • pinterest