2237 - Institucionet Single | SHKK

Qendra e Paraburgimit në Lipjan

Qendra e Paraburgimit në Lipjan është ndërtuar në vitin 2003 si institucion paraburgimit për gjini mashkullore. Është ndërtuar nga organet ndërkomtare administrata e UNMIK-ut dhe është menaxhuar nga ata deri në vitin 2006. Kjo Qendër në shtator 2004 është mbyllur për shkaqe teknike, dhe si pasojë e dëmtimeve teknike që ka pasur kjo Qendër është riparuar dhe është rihapur ne tetor te vitit 2007, ku vazhdon te punoj edhe më tutje nën menaxhimin e Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Drejtorisë Qendrore. Në vitin 2006 kompetencat janë dorëzuar tek stafi menaxhues vendor. Kjo Qendër është e dizajnuar  për kapacitet në objekt banimi deri në 170 të burgosur, por për shkak të mungesës së stafit dhe renovimit që jemi duke bërë,  për momentin kemi kapacitet 90 të burgosur.

Hapësirat

Qendra Paraburgimit e Lipjanit ka hapsirë në kufizimin e rrethojë së sigurisë 5 hektar ku përfshihet: porta, vizitat, objekti i banimit, shëtitoret, fushat sportive, kopshti, parkingu, administrata-drejtoria dhe kuzhina.

Situata momentale

Momentalisht QP Lipjanit ka të paraburgosur të akuzuar për veprave të ndryshme penale, dhe një numër të vogël të dënuarve të cilët i mbajmë për kryerjen e disa punëve si në kuzhinë, lavanteri dhe pastrim jashtë objektit.

Tretmani dhe programet që ofrohen

Të burgosurit kanë qasje brenda ditës ne aktivitete të ndryshme, si: shëtitje në ajër të pastër, bibliotekë me një numër të kufizuar të librave të lamive të ndryshme, të cilat iu epen në lexim të burgosurve të interesuar.

Synimet:

Synojmë të kemi një staf psiko-fizikisht të përgatitur, të motivuar dhe stimuluar për punë profesionale dhe me përgjegjësi që janë duke i kryer.

ORARI I VIZITAVE FAMILJARE PËR TË PARABURGOSUR DHE TË DËNUAR

PËR TË DËNUAR VIZITAT DO TË MBAHEN VETËM DITËN E EJTE TË JAVËS

 

Para dite

                   Pas dite                

 

E hënë

Prej 08:30 deri 12:00

Prej 13:00 deri 16:00

TË PARABURGOSURIT

       

E martë

Prej 08:30 deri 12:00

Prej 13:00 deri 16:00

TË PARABURGOSURIT

       

E mërkurë

Prej 08:30 deri 12:00

Prej 13:00 deri 16:00

TË PARABURGOSURIT

       

E enjëte

Prej 08:30 deri 12:00

Prej 13:00 deri 16:00

TË DËNUARIT

       

E premte

Prej 08:30 deri 12:00

Prej 13:00 deri 16:00

TË PARABURGOSURIT

       

Vizitat do të mbahen me grupe duke filluar nga ora 08:20 me dorëzimin e lejeve

Paradite :                                                                                Pasdite:
Grupi i parë  08:30 -  09:20                                                  Grupi i parë   13:00 - 13:50
Grupi i dytë  09:30 - 10:20                                                   Grupi i dytë   14:00 - 14:50
Grupi i tretë  10:30 - 11:20                                                   Grupi i tretë   15:00 - 15:50

Vizitat për të paraburgosur mbahen 30 minuta.
Vizitat për të dënuar mbahen 60 minuta.

Vizitat për të paraburgosur mund të realizohen vetëm atëherë kurë vizitorët janë të pajisur me lejën nga gjykatat.

                                                  ORARI I VIZITAVE ME AVOKAT
Vizitat me avokat  lejohen gjatë tërë javës prejë orës 08:30 deri 11:30 dhe pasdite prej orës 13:00 deri 15:30.

Pjesë përbërëse e këtijë orari është Rendi Shtëpiak, Rutina Ditore dhe Udhëzimi Administrativ për vizitat e të burgosurve.

 Fillon së zbatuari nga data 17.06.2019

Adresa: Qendra e Paraburgimit ne Lipjan rruga Ismet Asllani . Nr-8
14000 Lipjan
Kontakti: 
038 580 354 & 038 200 18591;
044 641 547.

Kthehu mbrapa