2234 - Institucionet Single | SHKK

Qendra e Paraburgimit Pejë

Qendra e Paraburgimit Pejë është ndërtuar gjatë viteve 1960-61, kurse ndërtesa Drejtorisë është ndërtuar gjatë viteve 1984-1987. Pas përfundimit të luftës 1999 e deri me 20.10.2000 ka qenë nën administrimin e KFOR-it, UNMIK-ut. Prej muajit Tetor 2000 ky institucion ka kaluar nën administrimin e DMP-(UNMIK-UT) i udhëhequr nga stafi menaxhues ndërkombëtar. Më 01 shkurt të vitit 2005 kompetencat janë dorëzuar tek stafi menaxhues vendor, ku  Q.P.Pejë  është një ndër burgjet e para  që është  pavarësuar  dhe udhëhequr  nga  stafi vendor. Kapaciteti  i tanishëm   në Q.P.Pejë është total 84 shtretër (  80 shtretër  + 4 dhoma te veçimit ) ,ku  prej tyre 16 shtretër janë  të dedikuar për  persona të dënuar  dhe  64 shtretër për persona të paraburgosur. Në Qendrën e Paraburgimit Pejë, pranohen të paraburgosurit e regjioneve të afërta me Pejën, si dhe personat për vuajte të dënimit deri në 03 muaj. Qendra e Paraburgimit Pejë aplikon regjimin Standard  për të Paraburgosurit dhe të Avancuar për të dënuarit, të  cilët angazhohen në punë  si; kuzhinë, mirëmbajtje etj.

Vizitat  Familjare/ Avokatëve etj.
Vizitat në Qendrën e Paraburgimit në  Pejë,  si edhe në të gjitha institucionet  tjera të  SHKK-së aplikohen në bazë të ligjit dhe rregulloreve në fuqi. Orari i vizitave: Për të paraburgosurit: E hënë, martë, mërkurë. Për të denuarin ditën e enjte.
Për Avokatë c’do ditë të javës. Çdo i burgosur ka të drejtë të pranojë në vizitë 3 persona madhorë.

Adresa: Qendra e Paraburgimit Pejë Rruga “Demonstratat 1968 ” Nr:03
Pejë,  30 000

Kontakti:
Tel: 039/433/645 dhe;
Tel. centex: 67811

Kthehu mbrapa