Vizitat për të dënuar zhvillohen çdo ditë të javës prej orës 08-16 (lajmërimi i vizitës së fundit duhet të bëhet para orës 15) për të paraburgosur vetëm të martën dhe të premten koha e njëjtë, në vizitë lejohen 4 persona të rritur si dhe fëmijët.
Ky institucion ofron edhe mundësin e Ekstra vizitës të cilën mund të kërkojë secili i dënuar kur ka: rast vdekje, sëmurje apo lëndimi të rëndë në familje, kur familjarët vijnë nga shtetet tjera dhe vizitat e rregullta i ka të kryera, në ndonjë përvjetor apo ngjarje tjetër të veçantë e që janë në pajtim me ligjin dhe rregulloret e aplikueshme