Ku Gjendet


Gjendet në afërsi të selisë së UNMIK-ut , afër Drejtorisë së KEK-ut dhe Ngrohtores së Qytetit.
 

Përshkrimi i përgjithshëm


Qendra e Paraburgimit Mitrovicë është ndërtuar në vitin 1964. Pas luftës gjerë në vitin 2000 ky institucion ka qenë nën administrimin e KFOR-it francez. Në vitin 2000 kompetencat nga KFOR-i janë transferuar tek DMP-ja dhe Policia e UNMIK-ut. Me 27 Shtator 2005 kompetencat janë transferuar nga stafi ndërkombëtar tek menaxhuesit vendor. Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë pranohen të paraburgosurit si dhe të dënuarit në dënim të shqiptuar nën 20 vite të nacionaliteteve të ndryshme, të burgosurit janë të vendosur në dy kate dhe kapaciteti i këtij institucioni është 54 të burgosur. Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë ofron 3 regjime për të burgosur at themelor, standard, avancuar si dhe mundësi të punësimit në kuzhinë, pastrim, si dhe punë ndihmëse të tjera.
 

Koha e Vizitave


Vizitat në këtë institucion si dhe në të gjitha institucionet  tjera të SHKK-së aplikohen në bazë të ligjit dhe rregulloreve në fuqi.  Vizitat familjare  zhvillohen ; të Hënën dhe të Enjten për të burgosurit shqiptar   prej orës 9.00 deri 12.00 ,dhe prej 13.00 deri 16.00,ndërsa për të burgosurit serbë të Martën dhe të Premten prej orës 900 deri 12.00, dhe 13.00 deri 16.00, secili i burgosur ka të drejtë të pranoj në vizitë katër persona mbi moshën 18 vjeçare, ndërsa vizitat e avokatëve zhvillohen çdo ditë të javës prej orës  9.00 deri 16.30.

 



Kontakti:

Benasim Medic, UD. Drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë
E-mail: medic.benasim@rks-gov.net

Tel: 038/ 200-18-508- 038 200 18699
Adresa: Qendra e Paraburgimit Mitrovicë
Rruga “Filip Vishnjiq” PN,
40 000, Mitrovicë