Ku Gjendet


Gjendet prapa ndërtesës së Gjykatës së Qarkut apo më saktësisht përball Rrokaqiellit.
 

Përshkrimi i përgjithshëm


Qendra e Paraburgimit Pejë është ndërtuar diku rreth viteve 1960-61. Pas përfundimit të luftës 1999 e deri me 20/10/2000 ka qenë nën administrimin e KFOR-it, UNMIK-ut. Prej muajit Tetor 2000 ky institucion ka kaluar nën administrimin e DMP-s i udhëhequr nga stafi menaxhues ndërkombëtar.

Në shkurt të vitit 2005 kompetencat janë dorëzuar tek stafi menaxhues vendor.

Në Qendrën e Paraburgimit Pejë janë të vendosur të paraburgosurit e Regjioneve të afërta më Pejën dhe të tjerë, si dhe pranohen personat për vuajte të dënimit të shqiptuar nga Gjykatat komunale si dhe ato për kundërvajtje deri në 03 muaj. Ky institucion ka kapacitet prej 67 të burgosur.

Qendra e Paraburgimit Pejë aplikon regjimin Standard dhe të Avancuar për të dënuarit, ndërsa të burgosurit mund të angazhohen në punë të ndryshme si; kuzhinë, mirëmbajtje etj.  Biblioteka në këtë Qendër posedon libra tëndryshme si në zhanër ashtu edhe në gjuhë të ndryshme.
 

Koha e Vizitave


Vizitat në këtë institucion si dhe në të gjitha institucionet  tjera të SHKK-së aplikohen në bazëtë ligjit dhe rregulloreve në fuqi.  Vizitat familjare për të paraburgosurit  zhvillohen të Hënën, të Mërkure dhe të Enjten duke filluar nga ora 8.30 deri 12.00si dhe 13.00 deri 16.00. Secili i burgosur ka të drejtë të pranoj në vizitë tre persona mbi moshën 16 vjeçare, ndërsa për të dënuarit dhe kundërvajtësit vizitat zhvillohen të Martën prej orës 8.30 deri 12.00 si dhe prej 13.00 deri në 16.00 ndërsa vizitat e avokatëve zhvillohen çdo ditë pune prej orës 8.30 deri 12.00 si dhe prej 13.00 deri në 16.00.

 


Kontakti:

Sami Gashi, Drejtor, Qendra e Paraburgimit në Pejë
E-mail:sami.h.gashi@rks-gov.net
Nr.tel: 039/433-645
Adresa :Qendra e Paraburgimit,Pejë