Shërbimi Korrektues i Kosovës, në bashkëpunim me të gjithë partnerët e Drejtësisë  dhe në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet në Kosovë synon të korrektojë dhe risocializojë  të burgosurit duke respektuar të drejtat e tyre fundamentale pa marrë parasysh racën, gjuhën dhe religjionin si dhe siguron një ambient të sigurt për stafin, të burgosurit dhe shoqërinë.

Qendra Korrektuese në Dubravë

Ku gjendet


Në rrugën Istog-Rakosh  në kilometrin e 6-të në anën e majtë. Mund të arrihet me taksi nga Istogu apo me autobusët të cilët qarkullojnë në relacionin Istog-Rakosh dhe anasjelltas.  Nga magjistralja Pejë-Mitrovicë duhet të ktheheni në anën e majtë tek pompa e benzinës “Besa Petrol” dhe të vazhdoni për 1 km për tu kthyer në anën e djathtë gjegjësisht për të hyrë në rrugën e Burgut.


Qendra Korrektuese për Femra dhe të Mitur në Lipjan

Ku gjendet

Qendra Korrektuese në Lipjan shtrihet në anën e djathtë të rrugës magjistrale Lipjan-Magurë  në kilometrin e parë të kësaj rruge e cila në veri kufizohet me lumin Sitnica,në Jug me rrugën për Magure,ndërsa në perëndim me qendrën e Paraburgimit në Lipjan.


Qendra Korrektuese në Smrekonicë

Adresa:
Qendra Korrektuese Smrekonicë gjendet në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në kilometrin e pestë (5) në dalje të Vushtrrisë, ana e majtë Fshati Smrekonicë.