Qendra Korrektuese Smrekonicë

 

Adresa


Qendra Korrektuese Smrekonicë gjendet në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në kilometrin e pestë (5) në dalje të Vushtrrisë, ana e majtë Fshati Smrekonicë.



Historiku i Shkurtër


Burgu i Smrekonicës ka filluar së funksionuari që nga viti 1976, kurse nga viti 2009 funksionon si Qendra Korrektuese e Smrekonicës, dhe funksionon ne kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës, gjegjësisht në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
 

Përshkrimi i Përgjithshëm


Qendra Korrektuese Smrekonicë është burg i tipit të hapur me kapacitet prej 200 të dënuarve, ku bëhet ekzekutimi i Sanksioneve Penale - dënimeve deri në dy (2) vite;

Në Qendrën Korrektuese Smrekonicë kryhen dënimet vetëm për të dënuar meshkuj të moshës madhore me vendime të plotfuqishme të Gjykatës kompetente;

Qendra Korrektuese Smrekonicë ka staf civil dhe staf korrektues;

Qendra Korrektuese në Smrekonicë ka Pavionin, bllokun e banimit të të burgosurve, objektin Administratës Qendrore, si dhe objektet tjera përcjellëse;

Perimetri i Qendrës Korrektuese Smrekonicë është rreth 16 hektar;

Regjimi në Qendrën Korrektuese Smrekonicë është regjim i avancuar;

Në Qendrën Korrektuese Smrekonicë funksionon shërbimi shëndetësor, shërbimi i lavantarisë, shërbimi i kuzhinës;

Qendra Korrektuese Smrekonicë disponon me dy terrene sportive, sallën e Fitnesit, bibliotekën, si dhe sallën e rekreacionit.


Koha e Vizitave


Vizitat për të dënuar zhvillohen të Shtunën dhe Dielën prej orës 08:00 – 16:00, në vizitë lejohen katër (4) persona të rritur, si dhe fëmijët. Qendra Korrektuese Smrekonicë ofron edhe mundësinë e Ekstra Vizitës.

 

Xhevdet Maqastena Drejtor i Qendrës Korrektuese në Smrekonicë
E-mail: xhevdet.maqastena@ks-gov.net
Nr.tel.028/590-671, 038 200 18646 
Adresa: Qendra Korrektuese , Smrekonicë