Ku Gjendet


Qendra e Paraburgimit në Prishtinë Gjendet në qendër të qytetit kompleksin e ndërtesave, në mes të Gjykatës Supreme dhe Kryesisë Qendrore të SHPK-së.
 

Përshkrimi i përgjithshëm


Qendra e Paraburgimit Prishtinë është ndërtuar diku rreth vitit 1952. Pas përfundimit të luftës ka qenë nën administrimin e KFOR-it anglez.  1999 e deri me 20/10/2000 ka qenë nën administrimin e KFOR-it, UNMIK-ut. Prej muajit Tetor 2000 ky institucion ka kaluar nën administrimin e DMP-s i udhëhequr nga stafi menaxhues ndërkombëtar.
Në shkurt të vitit 2005 kompetencat janë dorëzuar tek stafi menaxhues vendor.

Në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë janë të vendosur kryesisht të paraburgosurit regjioneve të afërta dhe prej regjioneve të tjera. Ky institucion pranon edhe persona në vuajtje të dënimit për Serb dhe nacionaliteteve të tjera. Ky institucion ka kapacitet prej 66 të burgosur.
Biblioteka në këtë Qendër posedon libra të ndryshme dhe në gjuhë të ndryshme.
 

Koha e Vizitave


Vizitat në këtë institucion si dhe në të gjitha institucionet  tjera të SHKK-së aplikohen në bazë të ligjit dhe rregulloreve në fuqi.  Vizitat familjare për të burgosurit  zhvillohen të Hënën, të Martën, Enjten dhe të Premten  dhe atë duke filluar nga ora 8.30 deri 12.00si dhe 13.00 deri 16.00. Secili i burgosur ka të drejtë të pranoj në vizitë tre persona mbi moshën 18 vjeçare.


Isuf Ibërdemaj, Drejtor
E-mail:isuf.iberdemaj@rks-gov.net
Nr.tel:038 200-18806
Adresa :Qendra e Paraburgimit,Prishtinë