Qendra Korrektuese në Dubravë

 

Ku gjendet?

Në rrugën Istog-Rakosh  në kilometrin e 6-të në anën e majtë. Mund të arrihet me taksi nga Istogu apo me autobusët të cilët qarkullojnë në relacionin Istog-Rakosh dhe anasjelltas.  Nga magjistralja Pejë-Mitrovicë duhet të ktheheni në anën e majtë tek pompa e benzinës “Besa Petrol” dhe të vazhdoni për 1 km për tu kthyer në anën e djathtë gjegjësisht për të hyrë në rrugën e Burgut.


Qendra Korrektuese për Femra dhe të Mitur në Lipjan

Ku gjendet?

Qendra Korrektuese në Lipjan shtrihet në anën e djathtë të rrugës magjistrale Lipjan-Magurë  në kilometrin e parë të kësaj rruge e cila në veri kufizohet me lumin Sitnica,në Jug me rrugën për Magure,ndërsa në perëndim me qendrën e Paraburgimit në Lipjan.


Qendra Korrektuese në Smrekonicë

Adresa:
Qendra Korrektuese Smrekonicë gjendet në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në kilometrin e pestë (5) në dalje të Vushtrrisë, ana e majtë Fshati Smrekonicë.


Qendrat e Paraburgimit

    Q.P.Prishtinë
    Q.P.Prizren
    Q.P.Pejë
    Q.P.Gjilan
    Q.P.Mitrovicë
    Q.P.Lipjan

 

Burgu i Sigurisë së Lartë

Ku gjendet?

Burgu I Sigurisë së Lartë gjendet në Fshatin Gërdoc- Podujevë në magjistralën Prishtinë-Podujevë në kilometrin e 25-të, në fshatin Lluzhan rruga për Orllan në të djathtë vazhdoni për 1 km për tu kthyer në anën e djathtë rruga për fshatin Gërdoc, ku nga kjo kthesë ka 4 km deri tek Burgu i Sigurisë së Lartë.