HISTORIKU  I THEMELIMIT DHE I PUNËS TË QENDREN SË  PARABURGIMIT
NE LIPJAN

Ku gjendet



 Qendra e paraburgimit në Lipjan gjendet në kilometrin e tretë të qytetit të Lipjanit pikërisht rreth rrugës që e lidh qytetin e Lipjanit me Maguren , e cila është e bashkangjitur me Qendrën Korrektuese të Lipjanit.


    Historiku i Shkurter

 Qendra e Paraburgimit në Lipjanit (ne tekstin e mëtejmë Qendra ), është ndërtuar në vitin 2003, e cila pas hapjes ka qen nën menaxhimin e UNMIK-ut. Kjo qendër në shator të vitit 2004 është mbyllur për shkaqe teknike, dhe si pasoj e dëmtimeve teknike qe ka pas kjo Qendër është riparuar dhe është hapur në tetor të vitit 2006 ku vazhdon të punoj edhe me tutje nën menaxhimin e Ministrisë së Drejtësisë , përkatësisht Drejtorisë Qendrore . Në vitin 2006 kompetencat janë dorëzuar tek stafi menaxhues vendor
 

Pershkrimi i përgjitshëm



Ky institucion funksionon me 154 anëtarë të personelit, këtë numër e përbëjnë  130 staf të uniformuar dhe 24 staf civil. Nga gjithë ky staf 6 anëtar të stafit të uniformuar janë minoritet  4 serb dhe dy rom. 
 


 Në Qendrën tonë kemi te vendosur kryesisht persona të paraburgosur , po ashtu kemi edhe të dënuar me dënime të shkurta të cilët na shërbejnë për punë të ndryshme që kërkohen në Qendër.
 

Institucioni ynë ka kapacitet për pranonim e 180 të burgosur.



Tretmani dhe programet qe ofrohen

Të burgosurit kanë qasje brenda ditës në aktivitete të ndryshme si:shëtitje në ajër të pastër, biblioteke  me një numër te kufizuar te librave te lamive te ndryshme, te cilat u epen ne lexim te burgosurve te interesuar.


Vizitat Familjare për të burgosurit
Në Qendrën tonë kemi të vendosur kryesisht persona të paraburgosur

Vizitat  Familjare /  Avokateve  etj  në këtë institucion si dhe në të gjitha institucionet  tjera të SHKK-së aplikohen në bazë të ligjit dhe rregulloreve në fuqi. Lëvizjet dhe aktivitete  e  burgosurve,  janë te lidhur me rendin Shtëpiak te Qendrës , ne përputhje me rutinat ditore te cilat ndryshohen diku iu preshtat stinëve te vitit dhe rrethanave tjera  specifike





Kontakti:

Arif Beqa, Drejtor i Qendrës së Paraburgimit,Lipjan

E-mail:arif.beqa@ks-gov.net

Nr.tel: 038/200-18-591

Adresa: Qendra e Paraburgimit ,Lipjan