Ku gjendet?

Burgu I Sigurisë së Lartë gjendet në Fshatin Gërdoc- Podujevë në magjistralën Prishtinë-Podujevë në kilometrin e 25-të, në fshatin Lluzhan rruga për Orllan në të djathtë vazhdoni për 1 km për tu kthyer në anën e djathtë rruga për fshatin Gërdoc, ku nga kjo kthesë ka 4 km deri tek Burgu i Sigurisë së Lartë.

Historik i Shkurtër:

Burgu i Sigurisë së Lartë ka filluar të ndërtohet në vitin 2010 dhe është përfunduar në muajin Dhjetor të vitin 2013n Në muajin Maj të vitit 2014 ka filluar me pranimin e të dënuarve më rrezikshmëri të lartë. Ky institucion është ndërtuar në saje të donacioneve të BE-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Përshkrimi i Përgjithshëm

Burgu i Sigurisë së Lartë është institucion i nivelit të lartë të sigurisë, më standarde Evropiane, i përbërë prej sektorëve të ndryshëm. Pjesa e jashtme përbëhet prej ndërtesës së administratës, ndërsa pjesa e brendshme përbëhet nga objektet e banimit për të dënuar si dhe objektet tjera ndihmëse.
Në Burgun e Sigurisë së Lartë ekziston Stacionari  ku mund të kryhen shërbime primare mjekësore.
Kapaciteti  është 390 shtretër.

Tretmani dhe Programet që ofrohen

Të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë përveç kohës së ajrimit që e shfrytëzojnë, mund ti shfrytëzojnë fushat sportive, sallat e rekreacionit,  kanë qasje në aktivitete të ndryshme, salla e fitnesit dhe biblioteka.

Burgu i Sigurisë së Lartë ofron 3  regjime (tretmane), atë themelor, standard dhe të avancuar.

Vizitat familjare për të burgosurit:
 

 

Vizitat për të burgosurit e denuar zhvillohen 3 (tri) ditë të javës: e Hënë, e Enjte, dhe e Premte, prej orës 08:00-16:00, i dënuari mund të vizitohet dy herë në muaj, në vizitë lejohen dy persona të rritur, për të miturit nuk ka kufizime. Ndërsa për të paraburgosur vizitat janë të martën.



Kontakti:
Rasim Selmani
Drejtor i Burgut të Sigurisë së Lartë.

E-mail: rasim.selmani@rks-gov.net
Tel:   038/200-67500
Fax 038-200-67511
Adresa: Burgu i Sigurisë së Lartë.
Gërdoc/Podujevë.