Gjendet në Qendër të Qytetit në mes të kompleksit të Ndërtesave të Gjykatave, Stacionit Policor të Regjionit dhe Stacion Policor të Qytetit, më lehtësisht mund të gjendet edhe në afërsia të Kuvendit Komunal dhe Hotelit”Kristal”. 
 

Përshkrimi i përgjithshëm


Qendra e Paraburgimit Gjilan është ndërtuar në vitin 1957 fillimisht ka funksionuar nën administrimin e Policisë Komunale të Gjilanit ky institucion pas lufte është marr në administrimin te KFOR-it, ndërsa në janar të vitit 2000 mbikëqyrjen e ka pranuar Policia Civile Ndërkombëtare e UNMIK-ut e cila ka vazhduar ta administroj këtë institucion deri në Shkurt të viti 2001 ku është pranuar nën administrim nga Shkërbimi Korrektues i Kosovës, gjatë asaj periudhe ka qenë nën udhëheqjen e personelit ndërkombëtar ndërsa në prill të vitit  2005 është bërë transferimi i kompetencave tek stafi menaxhues vendor.

Në Qendrën e Paraburgimit Gjilan janë të vendosur të paraburgosurit e Regjioneve të afërta më Gjilanin si dhe pranohen personat për vuajte të dënimit të shqiptuar nga Gjykatat komunale si dhe ato për kundërvajtje. Ky institucion ka kapacitet prej 90 të burgosur të vendosur në tri kate.

Qendra e Paraburgimit Gjilan në kuadër të saj ka bibliotekën e furnizuar me 150 libra të zhanreve të ndryshme në gjuhë të ndryshme, si Shqipe, Serbe, Turke, Angleze.
 

Koha e Vizitave


Vizitat në këtë institucion si dhe në të gjitha institucionet  tjera të SHKK-së aplikohen në bazë të ligjit dhe rregulloreve në fuqi.  Vizitat familjare  zhvillohen nga e Hëna deri të Premten prej orës 900 deri 1630. Secili i burgosur ka të drejtë të pranoj në vizitë katër persona mbi moshën 18 vjeçare, ndërsa vizitat e avokatëve zhvillohen çdo ditë të javës prej orës  900 deri 1630.

 

Shefik Sylejmani,Drejtor i Qendrës së Paraburgimit,Gjilan

Kontakti:

Shefik Sylejmani, Drejtor
E-mail:shefik.sylejmaniks-gov.net
Nr.tel.0280/326626
Adresa:Qendra e Paraburgimit, Gjilan