Ku Gjendet


Gjendet në kompleksin e ndërtesave, Njësisë së Zjarrfikësve  në anën jugore, në anën lindore ndërtesa e Policisë si dhe ndërtesa e Gjykatës Themelore. Institucioni i Qendrës së Paraburgimit  Prizren gjendet në rrugën Prizren-Zhur. Është institucioni i parë korrektues i hapur pas lufte, është marr nën administrim të UNMIK-ut prej KFOR-it Gjerman me 28 nëntor 1999.
 

Përshkrimi i përgjithshëm


Ndërtesa e Qendrës se Paraburgimit Prizren është ndërtuar në vitin 1964,, fillimisht ka funksionuar nën administrimin UNMIK-ut, deri në shkurt të vitit 2005 ku kompetencat e plota i ka marr stafi menaxhues vendor. 

Qendra e Paraburgimit Prizren është e dedikuar për të paraburgosurit e Regjioneve të afërta më Prizrenin  si dhe pranon personat për vuajte të dënimit të shqiptuar nga Gjykata themelore deri ne tre muaj . Ky institucion ka kapacitet prej 92 të burgosur, ka gjithsejt kater krahe tre me te paraburgosur dhe nje per te denuar me denime te shkurtera. 

Qendra e Paraburgimit në Prizren ofron edhe mundësi për të burgosurit që të punojnë në vende të ndryshme si; lavanteri, kuzhina si dhe mirëmbajtje të institucionit.
 

Koha e Vizitave


Vizitat në këtë institucion si dhe në të gjitha institucionet  tjera të SHKK-së aplikohen në bazë të ligjit dhe rregulloreve në fuqi. Vizitat familjare  zhvillohen nga e Hënën, Enjten dhe Premten prej orës 9.00 deri 16.00. Ndërsa për të dënuar vizitat zhvillohen të Mërkurën,  Secili i burgosur ka të drejtë të pranoj në vizitë katër persona mbi moshën 18 vjeçare, ndërsa vizitat e avokatëve zhvillohen çdo ditë të javës prej orës 9.00 deri 16.00.

 

Kontakti:

Hamit Ademaj

Drejtor , Qp Prizren 

Tel&Fax: 029-244-752 & 029-244-742

E-mail: hamit.ademaj@rks-gov.net