Rasim Selmani është i lindur më 25.08.1975 në Nekofc të Drenasit
Z. Selmani ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master, drejtimi Penal në Fakultetin Juridik.
Në mars të vitit 2002 filloi karrierën si oficer korrektuese, në vitin 2003 avancohet në pozitën e mbikëqyrësit të lartë. Në vitin 2005 zgjidhet zv. drejtor i Qendrës së Paraburgimit Prishtinë. Nga 01.08.2008 - 06.12.2008 Udhëheqës për Siguri në Qendrën e Paraburgimit Lipjan dhe Koordinator i Njësisë për Përcjelljen e të Burgosurve. Nga 07.12.2008 deri më 17.02.2012 Udhëheqës për Siguri të SHKK-së në Drejtorinë Qendrore, ndërsa nga 18.02.2012 deri më 14.05.2014 punon Drejtor i Qendrës Korrektuese Dubravë.
Në maj 2014 emërohet Drejtor i Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdofc Podujevë duke udhëhequr këtë burg deri në shkurt 2018.
Aktualisht është Ushtrues Detyre i Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Shërbimi Korrektues të Kosovës.
Z. Selmani gjatë karrierës se tij ndoqi një mori trajnimesh, si:
Mars – prill – 2002, përfundimi i trajnimit themelor për oficer Korrektues në Akademinë Policore në Vushtrri;
Maj 2002 përfundimi i trajnimit për ,, Team Leader, Building & Conflict Management Course” ;
Mars 2004 “Sëiss training of the prison administration personal of Kosovo Prisons”;
Trajnimin për “Zëvendës Drejtor ” në Vushtrri akademi Policore (korrik 2004 – janar 2005);
Trajnimi “Anti Stress”- Nëntor 2005 në Qendrën e paraburgimit Prishtinë;
Trajnim në “Anti-Corruption and Ethics” mbajtur në Komisionari i SHKK-së;
Trajnimin për menagjimin e incidenteve serioze “ mbajtur nga udhëheqësit e lartë të Menagjimit Penale;
Trajnimi në nivelin e menagjimit Ekzekutiv tetor 2006 në Akademinë Policore, Vushtrri;
Në Mars 2008 trajnim për ,Peng Marrje në Burg” në Akademinë Policore, Vushtrri;
Maj 2008 trajnim për ,, Monitorimin e të privuarve nga Liria”;
Qershor 2009 trajnim për ,, vendim marrje “ ICAP Institute i Kosovës për Administratë Publike;
Nga 13 deri më 23 tetor 2009, trajnimi ,, trajner i trajnerëve për Shërbimin Korrektues”, mbajtur nga ekspertët Austriak;
Nga 21deri më 23 janar 2010, trajnim ,, EU Standards of Ministry of justice “ in Main topics : Structure of the institution, External security / free field, Gate Guards, Accommodation and facilities, other functional areas, building and safety technique;
Trajnim për përdorimin e armëve të zjarrit, Akademia për Siguri Publike;
Trajnimi për mengjimin e institucioneve korrektuese, i kryer në SHBA- Kolorado nga 01.08.2014 - 30.08.2014;
Shtator 2015 trajnim ,, Menagjimin e incidenteve në burgje” EU – projekti i binjakëzimit;
Tetor 2015 trajnim ,, Planifikimi Strategjik “ nga EULEX-I;
Trajnimi on Combating Religious Extremism leading to Terrorism in Malta in 2016 by Hedayat US program;
Nga 22 deri më 24 mars 2017, trajnim nga ICTAP ,, Countering Violent Extremism (CVE) në burgje.
Z. Selmani flet mirë gjuhen angleze dhe atë serbe, është i martuar ka tre fëmijë dhe jeton në Prishtinë.