Në Qendrën Korrektuese në Dubravë të burgosurit kanë filluar trajnimin në aftësim profesional për Instalues të Ujësjellësit dhe Kanalizimit, Ndërtimtari, Zdrukthëtari dhe në Kuzhinieri.
Me këto trajnime SHKK ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të të burgosurve në mënyrë që pas mbajtjes së dënimit këta persona të kenë mundësi për pjesëmarrje aktive në shoqëri.
Angazhimi i të burgosurve në këto trajnime, përveç se ua normalizon përditshmërinë brenda qendrës, pas lirimit me këto aftësime profesionale ua rritë mundësitë dhe ua bënë më të lehtë angazhimin në punë.
Pas përfundimit të trajnimit në aftësim profesional të burgosurit pajisen më certifikata përkatëse.